Flamuri i Kosovës ndriçohet në shatërvanin e Zagrebit
17 shkurt 2022
| 19:28
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic ka shpërndarë një fotografi ku flamuri kosovar ndriqohet në shatërvanin e Zagrebit.
Krahas fotografisë së postuar në rrjetin social “Twitter”, Barisic ka shkruar ‘Gëzuar ditën e pavarësisë’.
Po ashtu, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka shkruar letër urimi për ditën e pavarësisë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kosova sot feston 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.
Nga ai moment, Kosova u shpall e pavarur, duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore brenda Ballkanit Perëndimor.