Flamuri i Kosovës në ceremoninë zyrtare të misionit diplomatik të Izraelit
Shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Toronto, Donat Syla në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se ka marrë pjesë zyrtarisht në ceremoninë e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Izraelit në Kanada, me rastin e shënimit të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.
Në këtë ceremoni, krahas flamujve të vendeve të tjera ka qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i Donat Sylës:
Isha i nderuar që të përfaqësojë Republikën e Kosovës në shënimin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Konsullatën e Përgjithshme të Izraelit në Toronto, ku isha i ftuar zyrtarisht nga shefja e misionit te Izraelit, shkelqësia e saj zonja Galith Baram.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj të shumtë anekënd botës, ashtu sikurse ndjeje gëzim të veçantë që flamuri ynë zë vend në mesin e shteteve tjera në shënimin e eventeve të tilla të rëndësishme zyrtare.