Flamuri i Kosovës parakaloi për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj
07 tetor 2018
| 14:22
Flamuri i Kosovës ka parakaluar për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
Në ceremoninë hapëse të mbajtur në rrugën kryesore të Buenos Airesit, tek monumenti Obelisk, bartësja e flamurit, Erza Muminoviq, parakaloi përkrahë sportistëve të tjerë.
Në ceremoni morën pjesë dhjetëra mijëra tifozë, ndërsa nga delegacioni i Kosovës, të pranishëm krahas krerëve të Komitetit Olimpik të Kosovës, ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, i cili ndodhet në Buenos Aires për të përkrahur sportistët tanë.
Kosova në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018 paraqitet me pesë sportistë.