Flamuri i Kosovës valon në shtetin e Katarit
Shkruan: Elmedina Ismajli
Doha – Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar me rastin e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizon veprimtari festive.
Me këtë rast, ndërtesa më e lartë në Doha, Torch Doha, dhe Al Jabr Twin Tower janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës për gjatë gjithë mbrëmjes me këtë datë të shënuar.
Komuniteti kosovar vlerësoi lartë punën e angazhimin e Ambasadës së Kosovës dhe ishte hera e parë që ndërtesat më atraktive në Katar ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Me këtë rast, qytetarët kosovarë patën rastin të marrin foto dhe të shijojnë pamjet me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Për nder të shënimit të Ditës së Pavarësisë, Ambasada e Kosovës do të ketë edhe një pritje me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Katar.