Flamuri i kuq u vendos pas tragjedisë | Babai u fut në det të shpëtonte djemtë, si ndodhi ngjarja e rëndë në Kavajë

09 korrik 2023 | 17:28

Detaje të reja dalin në pah nga ngjarja tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën në det tre anëtarë të një familje nga Tirana.

Babai Elvis Halilaj, 50 vjeç së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.

Mësohet se fëmijët e 50-vjeçarit nga Tirana kanë hyrë fillimisht në det dhe kanë rrezikuar për shkak të dallgëve të mëdha dhe detit të trazuar.

50-vjeçari ka hyrë menjëherë në det për t’u ardhur në ndihmë dy djemve të tij 13 dhe 15 vjeç, por fatkeqësisht asnjëri prej të treve nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Dëshmitarë okularë kanë treguar e ata kanë lajmëruar ambulancën menjëherë, por kjo e fundit ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo.

Ndërkohë, mësohet se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.

Shkak i mbytjes së anëtarëve të së njëjtës familje dyshohet të ketë qenë deti i trazuar me dallgë të mëdha. Por flamuri i kuq që duhet të lajmërojë pushuesit për rrezikun nga deti i trazuar është ngulur në breg vetëm pas tragjedisë me 3 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kontakteve me…