Flamuri kombëtar vendoset para ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës
27 nëntor 2020
| 21:54
Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe para zyrës se Presidentit, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, përmes disa fotografive që ka postuar në “Facebook”.
“Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës”.