Flamuri i Kosovës ngrihet në Spanjë
21 qershor 2018
| 17:53
Është mbajtur ceremonia e himnit dhe ngritjes së flamurit të Kosovës. Kjo është bërë në fshatin e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Flamuri i Kosovës po valon për herë të parë në Lojërat Mesdhetare. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishte i pranishëm shefi i misionit, Jeton Rudari. 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë po përfaqësojnë vendin tonë në Kataluni të Spanjës. Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” hapen më 22 qershor dhe mbyllen më 1 korrik.