Flamuri shqiptar ngrihet në komunën e Hamburgut, zemrat e tifozëve, “në peshë”
19 qershor 2024
| 20:36
Këtë të mërkurë u zhvillua në Hamburg të Gjermanisë ndeshja mes Kroacisë dhe Shqipërisë, e cila rezultoi me një barazim.
Kjo ndeshje u prit me festë dhe entuzizëm. Përveç atmosferës fantastike të krijuar në rrugë për këtë përballje të dytë të Shqipërisë në Euro 2024, një detaj ka ngritur “peshë” zemrat e shqiptarëve.
Në Komunën e Hamburgut është ngritur flamuri shqiptar.
Duket se Komuna e Hamburgut ka vlerësuar tifozerinë e zjarrtë shqiptare, por edhe kombëtaren, të cilët kanë sjellë festë në rrugët e këtij qyteti.