Flamuri shtetëror ngritet me ceremoni për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë
17 shkurt 2023
| 10:08
Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë ishte pikë takimi i presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca e kryeministrit Albin Kurti.
Ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetërore për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë.
Krerët shtetërorë do të vendosin kurora lulesh te Monumenti i të Pagjeturve në sheshin “Ibrahim Rugova”.
I pranishëm aty ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.