Flamurin shqiptar afër Gazivodës e hoqi ushtria serbe (video)
03 gusht 2020
| 10:32
Tutin – Në zonën e piknikut Tutin, sipër liqenit të Gazivodës, një person i panjohur ka ngrehur flamurin shqiptar, i cili dje rreth orës 15.00 është hequr nga njësitë e ushtrisë serbe.
Siç ka mësuar agjencia e lajmeve “Tanjug”, flamuri është vërejtur herët në mëngjes, por njësitë e ushtrisë serbe mbërritën në vend me pajisje të luftës dhe e hoqën atë.
Pamjet e ushtrisë që e heqin flamurin shqiptar po qarkullojnë në rrjetet sociale në Novi Pazar dhe Tutin.
https://youtu.be/Xir2iEQrDf4