Flamurtari bie në Ligën e Parë, ja reagimi i këtij klubi

26 korrik 2020 | 19:50

Flamurtari nga Prishtina nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Superligë, pasi pësoi sot humbje nga Gjilani.

Klubi kuqezi në një postim në faqen zytare në Facebook ka shkruar se rënia nga elita ka ndodhur për shkak të pazarave nga të tjerët.

Postimi i plotë i Flamurtarit:

Faleminderit të gjithë ata që kan suportuar dhe përkrahur KF FLAMURTARI edhe këtë pjesë të dytë të superligës.

Loja kundër Gjilanit jo e leht për tu fituar kur aty ka dhe refer të shitur, pa harruar disa nga klubet e tjera qe sot kan fituar shuma të mëdha parash për të mos fituar pikë, këtë betej e humbëm duke luftuar me të gjitha mundësit që kemi.

Ne si klub kemi luftuar shumë, por me të drejt apo pa të drejt ne sot u perballëm me këtë situat të vështirë e cila na ka forcuar edhe më shumë.

FALEMINDERIT #KUQ #E #ZI

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2019/20 në Premierliga tashmë është i përfunduar. Në xhiron…