Flamurtari dhe Gjilani ndajnë pikët
04 tetor 2018
| 17:53
Skuadra e Flamurtarit dhe ajo e Gjilanit kanë luajtur sot baras (1-1), në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së tetë në IPKO Superligë.
Kuqezinjtë e Flamurtarit shënuan në fillim të ndeshjes, nëpërmjet sulmuesit kryesor Alban Shillova, kurse mysafirët e barazuan rezultatin me golin e Trevin Ceaser, në minutën e 40-të. Pas kësaj xhiro, Flamurtari zë vendin e tretë me 15 pikë të grumbulluara, kurse Gjilani është në pozitën e pestë me 14 pikë.
/Epoka e re/