Flamurtari dhe Peja 03 kërkojnë sot trofeun në Ligën Unike

20 mars 2025 | 12:50

Liga Unike e Basketbollit të Femrave do të mbyllë sot edicionin 2024-2025 me finalen ndërmjet Flamurtarit dhe Pejës 03.

Vlonjatet dhe vajzat nga Peja do të luajnë për trofeun e shumëdëshiruar mbarëkombëtar, takim që do të nisë në orën 18:30 në pallatin e sportit “Flamurtari” në Vlorë, aty ku po mbahet faza “Final 4” e këtij aktiviteti. Të dyja ekipet janë në kërkim të titullit të tyre të parë në Ligën Unike.

Pasi e mbylli sezonin e rregullt në vendin e katërt, Flamurtari kaloi një provë zjarri, duke eliminuar në gjysmëfinale pretendentin kryesor, Bashkimin e Prizrenit. Vajzat e drejtuara nga trajner Agim Dalipi, triumfuan me rezultatin 82-80 në një sfidë me shumë emocione deri në sekondën e fundit. Nga ana tjetër, Peja 03 eliminoi Partizanit, teksa i mposhti të kuqet në shifrat 73-64, gjithashtu në një përballje me rivalitet, teksa vajzat nga Kosova e bënë diferencën në periodën e fundit.

Sot gjithashtu do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë ndërmjet Bashkimit dhe Partizanit, sfidë që do të nisë në orën 16:00. Kujtojmë që ky është edicioni i katërt i Ligës Unike për femra. Në edicioni e parë në vitin 2022, kampione u shpall skuadra e Prishtinës. Një vit më vonë titulli kampion erdhi në Shqipëri, i fituar nga Partizani, ndërsa në sezonin e kaluar ishte sërish Prishtina skuadra që triumfoi në kompeticonin mbarëkombëtar të basketbollit për vajza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkalla e vdekjeve në luftën në Ukrainë nuk është e…