
Flamurtari është fitues i Final 4 Liga Unike Femrat
21 mars 2025
| 11:27
Flamurtari ka fituar sfidën finale në Vlorë kundër Peja 03, në Palestrën Sportive “Flamurtari” Vlorë, me 10 pikë dallim, 72:62 (20:13, 20:21, 16:21, 16:7).
Ndeshja nisi më mirë për Flamurtarin, që fitoi pjesën e parë 20:13, për të vazhduar me një periudhë të dytë më të barabartë, 20:21. Skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:34.
Çereku i tretë ishte më i mirë për pejanet, të cilat u rikthyen dhe e fituan periudhën 16:21, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për të mposhtur Flamurtarin, që triumfoi me rezultat 72:62.
J.A. Johnson ishte më e mira te Flamurtari me 16 pikë, 19 kërcime dhe tri asistime, ndërsa te Peja 03 u dallua Alexis Tolefree me 25 pikë dhe katër kërcime.