Flamurtari ia merr një pikë Prishtinës
30 shtator 2018
| 20:39
Derbi i skuadrave nga kryeqyteti, Prishtinës dhe Flamurtarit ka përfunduar baras 1-1.
Prishtina shënoi e para pas tre minutave lojë nëpërmjet mbrojtësit, Armend Thaqi. Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, por kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë rezultatin katër minuta pa përfunduar ndeshja. Autor i golit ishte Getoar Dragusha.
Flamurtari pas humbjes nga Feronikeli regjistron një rezultat pozitiv, kurse Prishtina pas humbjes nga Drita nuk arriti të shënoi fitore as një këtë xhiro.
/Epoka e re/