Flamurtari ‘koriti’ Prishtinën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
18 shkurt 2019
| 15:26
Skuadra e Prishtinës ka gabuar në ndeshjen e parë të sezonit pranveror në IPKO Superligë, pasi pësoi humbja nga Flamurtari (2-0).
Ndeshja në mes dy skuadrave nga kryeqyteti është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse fituese ka dal skuadra kuqezi e drejtuar nga Arsim Thaqi.
Pavarësisht dominimit të Prishtinës dhe ndëshkimit më karton të kuq të Ben Quansah, Flamurtari realizoi dy gola në pjesën e parë nëpërmjet Alban Shillovës dhe Egzon Krasniqit.
Në pjesën e dytë skuadra e Prishtinës pati dominimin, por Mankenda, Jasharovski e Khalid nuk shfrytëzuan rastet që kishin dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0. Pas kësaj humbje Prishtina bie në pozitën e dytë, kurse Flamurtari ngritët në pozitën e gjashtë me 25 pikë.
/Epoka e re/