Flamurtari mbetët në Superligë
23 maj 2018
| 18:56
Flamurtari e ka siguruar mbetjen në Vala Superligën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti Vushtrrinë në ndeshjen e barazhit pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregull përfundoi 1-1, kurse në dy vazhdimet nga pesëmbëdhjetë minutë nuk pati ndryshim rezultati dhe fituesi u vendos në penallti. Skuadra e Flamurtarit realizoi gjashtë herë nga pika e bardhë, kurse Vushtrria vetëm pesë herë. Penalltinë për vushtrriasit e humbi Drilon Dragusha.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)