Flamurtari mposhti Vushtrrinë

02 mars 2020 | 15:13

Skuadra e Flamurtarit e ka fituar ndeshjen ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-0.

Kuqezinjtë dy golat e fitores i realizuan në pjesën e parë të ndeshjes.  Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 40-të, kur Bashkim Shala ndëshkoi ish-skuadrën e tij për ta kaluar Flamurtarin në epërsi 1-0. Vetëm një minutë më vonë vendasit shënuan edhe golin e dytë. Ishte Arbnor Zeqiri që shënoi një gol të bukur me parabolë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore Flamurtari është ngritur në pozitën e tetë në tabelë me 25 pikë, pozitë që i siguron qëndrimin në Superligë. Ndërkohë Vushtrria mbetet e parafundit me vetëm 15 pikë pas 20 javëve dhe vështirë se do të mbijetojë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna është cilësuar si këngëtarja femër më e pasur, në…