Flamurtari ndali Feronikelin
31 mars 2019
| 19:13
Flamurtari e ndali Feronikelin, duke luajtur baras (0-0) në ndeshjen kryesore të javës së 24-të, në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Në pjesën e parë skuadër më e rrezikshme u tregua Flamurtari, por rastet e krijuara nuk i shfrytëzuan Florim Berbatovci dhe Alban Shillova.
Në pjesën e dytë, “Nikli” ishte më kërkues, por Kastriot Rexha, Mevlan Zeka Silva dhe Mendurim Hoti nuk arritën të mposhtin portierin Flamur Nezeiri dhe ndeshja përfundoi 0-0.
Pas kësaj ndeshje, Feronikeli mbetet lider në tabelë me 56 pikë, tri më shumë se Prishtina duke e rihapur garën për titull. Flamurtari është i nënti me 29 pikë të grumbulluara.
/Epoka e re/