Flamurtari nënshkruan me 6 futbollistë
26 qershor 2020
| 14:24
Flamurtari nga Prishtina krahas garës për mbijetesë në IPKO Superligë është duke menduar edhe për të ardhmen e futbollistëve nga shkolla e futbollit.
Klubi “kuqezi” ka nënshkruar kontratë me gjashtë futbollistë nga akademia e klubit. Bëhet fjalë për Fisnik Ahmetin, Jeton Selimin, Eron Rafunën, Yll Cahanin, Gentrit Gashin dhe Ardit Hasani.
“Fisnik Ahmeti,Jeton Selimi, Eron Rafuna, Yll Cahani, Gentrit Gashi, Ardit Hasani nënshkruajnë kontratat e para me klubin tonë. Flamurtari mendon për të ardhmen dhe futbollistet nga shkolla e vet. Ju prift e mbara djelmosha Kuq e Zi”, thuhet në njoftimin e Flamurtarit.
(V.Z / Epoka e re)