Flamurtari: Pa testime të mos vazhdojë kampionati

20 maj 2020 | 21:12

Skuadra e Flamurtarit është deklaruar kundër vazhdimit të Superligës së Kosovës, nëse futbollistët nuk iu nënshtrohen testimeve për Covid-19.

Izair Emini, futbollist i Dritës, ka dalë pozitiv në COVID19, duke u bërë futbollisti i parë në Superligën e Kosovës që preket nga ky virus.

Asnjë futbollist në Kosovë nuk është testuar për COVID-19, teksa është marrë vendim që stërvitjet të vazhdojnë, me shpresën që të ndodh rifillimi i kampionatit. Skuadra e Flamurtarit gjithë këtë situatë e sheh me shqetësim të madh, ndaj ka bërë edhe një reagim.

Reagimi i KF Flamurtarit:

Pas lajmit se një futbollist i Dritës rezulton pozitiv me covid 19, jemi të detyruar që opinionit futbollistik dhe institucioneve shtetërore, në vecanti të ju drejtohemi me kerkesen që të gjithë akteret në klube të futbollit të testohen pasi që është marrë vendimi që kampionati të vazhdojë. Ata të cilët e kan marrë këtë vendim le të bëjnë edhe hapin tjetër, atë të testimit të futbollistëve dhe stafit të klubeve sepse rreziku permanent egziston.Nëse vendim marrësit janë udhëhequr me faktin se futbolli ka vazhduar në Gjermani, le të na bëjnë të ndihemi Gjerman duke i bërë testimet anti covid 19. Futbollistët nuk janë njerëz të rendit të dytë, e futbolli nuk është vetëm lojë si e konsoderoni ju por është punë e rëndë fizike dhe psiqike.Kërkojmë që pa testime mos të fillojë vazhdimi i kampionatit sepse rreziku është permanentme respekt KF FLAMURTARI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kundërshtimi që Vjosa Osmani i bëri rrëzimit të Qeverisë Kurti…