Flasin dëshmitarët për tragjedinë në Tetovë, kjo nuk mbahet mend që 40 vjet

09 shtator 2021 | 13:24

Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular kanë rrëfyer se kjo është një tragjedi shumë e rëndë, e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vjet në këtë lagje. Jetoj këtu afër dhe t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse edhe ju që me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku kah ora 21:04 ose 21:05 minuta. Në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçse ishin të djegura, zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vet. Kemi ndihmuar familjarët me ujë me diçka, u munduam që t’i ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pasur fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno-terapi”, ka thënë një dëshmitar okular.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar ka hedhur dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, duke pasur parasysh se kohë më parë persona të panjohur kanë tentuar t’i dëmtojnë gypat e oksigjenit.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Kjo nuk përshkruhet me fjalë dhe mendoj mos është e qëllimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e njerëzishme. Se njëherë gypat i prenë për aspiratorët, e tash kjo e dyta…”, ka thënë një tjetër dëshmitar. /Alsat-M/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar…