
Flasin nga AAK: Haradinaj ka mbrojtje të afërt prej kohësh, si ish kryeministër i Kosovës
06 nëntor 2023
| 20:03
Policia e Kosovës i ka marrë në mbrojtje krerët e partive opozitare LDK e PDK, Lumir Abdixhikun e Memli Krasiqin.
Por, mbrojtjen e afërt e ka pasur edhe më herët lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kjo që nga koha kur ka qenë kryeministër.
Kështu tha për Gazeta Blic zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, i cili shtoi se Haradinajt i ka takuar me ligj që ta ketë mbrojtjen e afërt si ish kryeministër i Kosovës.