Flasin nga PDK: Zyrtarët si Izmaku duhet të lëshojnë rrugë për kuadro të reja premtuese

18 gusht 2021 | 16:32

Anëtari i Kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka komentuar dorëheqjen e ish-deputetes Xhevahire Izmaku nga PDK pasi nuk arriti të bëhet pjesë e Kryesisë.

Gjoshi ka thënë se reformat e nisura në PDK po u pengojnë disa zyrtarëve që janë mësuar të mbajnë pozita e privilegje tash e 20 vjet. Ai ka thënë se reforma duhet kuptuar drejt që ë parti duhet tu krijohet hapësirë edhe kuadrove të reja premtuese që punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim. “Znj. Izmaku po largohet sepse nuk ka mbështetje në asnjë nivel të organizimit partiak.

Në degë ka tentuar të imponoj qëndrimet e saj, por s’ka gjetur përkrahje. Po ashtu, ka kërkuar shumë që të bëhet pjesë e Kryesisë qendrore, por nuk ka pasë mbështetje as këtu. Reforma nënkupton që zyrtarët si znj. Izmaku që kanë përfituar pozita e privilegje për mbi 20 vite, duhet të lëshojnë rrugë edhe për kuadrot e reja premtuese.

Angazhimi politik që shihet vetëm përmes prizmit të pozicionimeve personale të momentit nuk është parimor, sepse interesi personal nuk duhet të mbisundojë interesin e përgjithshem”, tha Gjoshi sot për Kosovapress. Ai ka theskuar se pavarësisht përpjekjes për sabotim si në rastin e Xhevahire Izmakut, dega ne Vushtrri dhe kandidati për kryetar, Ferit Idrizi, janë favoritë per t’i fituar zgjedhjet e 17 tetorit.

Gjoshi po ashtu ka thënë se PDK megjithatë e respekton të drejtën e largimit të Izmakut dhe i dëshiron shëndet e punë të mbarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evidentimi i rasteve të reja të infektimit me virusin Covid-19,…