
Flasin nga QKUK-ja, i plagosuri në ‘Dardani’ në gjendje të rëndë
29 shtator 2023
| 12:40
Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e konfirmoi rastin duke thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, për Klankosova.tv, ka thënë se është në gjendje të rëndë.