Flasin pas garës skitari Albin Tahiri dhe trajneri Agim Pupovci
Albin Tahiri e ka përfunduar garën e super sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018” në pozitën e 47-të.
Skitari Tahiri, ka thënë pas garës së ka synuar më shumë në këtë garë, por një gabim i bërë në fillim të garës i ka kushtuar në pozitën përfundimtare. “Kam pritur më shumë, sepse vendosa të rrezikojë më shumë, mirëpo fatkeqësisht e bëra një gabim në fillim, të cilin u mundova ta përmirësojë, por e humba ritmin dhe kohën. Në fund ia dola të përfundojë edhe një garë tjetër, por që ka mundur të jetë më mirë”, ka thënë Tahiri.
Pas kësaj gare ka folur edhe trajneri i Tahirit, Agim Pupovci, i cili ka pritur më shumë nga paraqitja në super sllallom të madh. “Ndoshta kemi pritur më shumë, sepse shtegu ka qenë i mirë konkurrenca ishte shumë e fortë, por shpresoj për rezultat më të mirë në sllallom të madh”, ka deklaruar Pupovci.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)