
Flasin personat që u helmuan nga ushqimi për iftar në Gjilan
11 qershor 2018
| 21:32
Shkuan për iftar në një restoran por ushqimi i shijshëm po del se nuk ishte edhe i sigurt.
Kështu, dhjetëra qytetarë të Gjilanit u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të helmimit.
Për rastin janë të njoftuar edhe në polici. Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku i ka thënë Klan Kosovës përmes telefonit se për një afat të pacaktuar kanë ndërprerë punën në kuzhinën e restorantit “Garden”.
Pronarët e restorantit nuk deshën të flasin para kamerës.