Flasin presidentët për pandeminë COVID-19
17 prill 2020
| 11:34
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në njoftimin e zyrës për shtyp të kreut të shtetit shqiptar thuhet se të dy presidentët diskutuan për gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.
“Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Epoka e re/