Flecknestein: Shqipëria t’i bëjë detyrat e shtëpisë hap pas hapi
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka mbërritur në mëngjesin e së hënës në Tiranë ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.
Fleckenstein ka thënë se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë, hap pas hapi.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Ndërsa ministri Ditmir Bushati ka deklaruar se “duke u nisur nga precedenti që BE-ja ka vendosur me Malin e Zi dhe Serbinë, e dinim që do të ishte një vendim me afat kohor”.
“Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”, u shpreh Bushati.
Kurse ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka theksuar se vendi ka humbur shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që Shqipëria ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor.