Flet Abelard Tahiri, vazhdon punën si ministër
03 tetor 2018
| 13:33
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kryefjala e angazhimit të tij politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit.
Ai ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë punën si ministër.
Postimi i plotë i Tahirit:
Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet.