Flet Agim Bahtiri pas humbjes së zgjedhjeve: E urova Bedri Hamzën, jam në shërbim të Mitrovicës
Agim Bahtiri ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve në Mitrovicë.
Ai pëmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se ka uruar mbrëmë Bedri Hamzën për fitore.
“Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten”, ka shkruar Bahtiri.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.
Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.
Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.
Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës!
Me respekt,
Agim Bahtiri