Flet daja i Fitore Pacollit: E kam mbesë – kam konkuru tri herë, tash i mora mijëra euro

18 nëntor 2024 | 19:22

Sylejman Islami, është deklaruar pasi zyrtari i LDK-së, doli me një video se ky i fundit ka fituar një grant nga Ministria e Bujqësisë, në vlerë prej 100 mijë euro.

Islami, e pranon se e ka mbesë deputeten e VV-së, Fitore Pacollin, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se ka marr 60 mijë euro nga MBPZHR-ja derisa  30 mijë euro do investoj vetë.

“Jo 100 mijë euro por 60 mijë euro Ministria, e 30 mijë e diçka investojë vetë’’ thotë ai.

Ai, thotë se kjo nuk ka asgjë të bëjë me Fitore Pacollin, të cilën e ka mbesë, por thotë se nuk ka ndikuar.

‘’S’ka lidhje kurgjo Fitore Pacolli me mua, bash mesë e kamë. Asgjë s’ka ndikuar ajo’’ potencon ai.

Islami, e përmend edhe një rast se si kishte kërkuar ndihmë nga mbesa e tij, Fitore Pacolli, kur këtij të fundit iu ishte rrëzuar pompa AL Petrol në Lagjen Arbëria, në Prishtinë, kur pompa e derivative kishte qenë siç thotë ai në tokën e tij.

‘’Kur mu ka dashtë mua Fitore Pacolli mëma ndihmuar, është dashtë kur ma kanë rrëzuar pompën Vetëvendosja AL Petrol në lagjen Arbëria, ka qenë në tokën time, atë herë ja ka vlejnë me ma pshtuar tokën dikush, e tash për grant si kam thënë askujt s’jam mërzit për këtë. Atëherë ka pas mundësi mëme ndihmuar po si ka hy asaj pune’’ thotë ai.

Islami, potencon se granti që ka fituar është i destinuar për arra dhe lajthia dhe se për këtë grant ka konkurruar që tri here.

‘’Granti është i destinuar për arra dhe lajthia. Unë moti kam kërkuruar është e treta herë tash e mora grantin’’ u shpreh ai për FrontOnline.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Lituaninë në “Fadil Vokrri”…