Flet deputeti i Listës Serbe tek lokali i të cilit dyshohet se ndodhi shpërthimi
Një shpërthim dyshohet se ka ndodhur në lokalin e deputetit të Listës Serbe, Zoran Maksimoviq.
Rasti ka ndodhur të shtunën më 5 gusht në Ranillug, e është raportuar në polici të nesërmën më 6 gusht.
E për këtë ka folur edhe vet Maksimoviq.
Ai tha se mjeti shpërthyes i dorës është hedhur në kopshtin e lokalit, i cili në atë kohë ishte i mbyllur, shkruan Kosovo-Online.
Deputeti i Listës Serbe, shtoi se e ka lajmëruar Policinë e Kosovës, duke shtuar se për hetime kanë ardhur policë nga Prishtina dhe Gjilani.
“Ishim për pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë ardhur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimet janë në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë.”