Flet Duda Balje: Do të votoj dhe flas si mendoj vetë, jo si të do LV-ja

27 korrik 2022 | 16:35

Në mes të tensioneve dhe debateve të shumta në mes të pozitës dhe opozitës është zhvilluar të mërkurën mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

E gjithë kjo për shkak të propozimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, për largimin e dy anëtarëve nga ky komision, për siç është shprehur ai, mungesat e tyre të shumta.

Për shkak të mungesave në mbledhje të komisionit, më shumë se tri, deputeti Muja ka kërkuar përjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karagjiq.

Votimi i kësaj kërkesë është shtyrë, por paraprakisht deputetja Balje e ka lëshuar mbledhjen.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë të votojë dhe të flasë si mendon vetë, e jo si do Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar komisionin derisa të fillojnë intervistimet, pasi kanë konsideruar se shumica nuk është serioze.

Mbledhjen e kaluar, Balje ka kundërshtuar propozimin e LV-së që intervistat të bëhen sipas periudhave të caktuara “cik-cak”, jo kronologjikisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me nënkryetarin…