Flet edhe Fatmir Limaj për marrëveshjen e arritur
Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka folur për Gazetën Blic, pas arritjes së marrëveshjes për konsensus politik për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai nuk ka dhënë detaje rreth marrëveshjes, mirëpo ka thënë se vendimi i arritur është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin dhe qytetarët e saj.
Limaj ka falënderuar të gjitha forcat politike që u bënë bashkë në këtë vendim.
“I falënderoj të gjitha forcat politike që përmes dialogut kemi ardhur deri të vendimi i përbashkët për të votuar demarkacionin. Lë të na shërbeje kjo si shembull se vetëm përmes dialogut, transparencës dhe respektit dhe duke pasur në qendër interesin e vendit ne se bashku mund t’i tejkalojmë me sukses edhe shumë sfida që na presin”, ka thënë Limaj.
Zëvendëskryeministri ka thënë gjithashtu se java e e ardhme, do t’i sjell Kosovës lajme të mira e që i kanë munguar vendit.
“Java e ardhshme do t’i sjellë Kosovës, shumë lajme të mira të cilat kanë munguar për vite. Vendi ka pasur nevojë për lajme të mira.Po ashtu dua t’i falënderoj edhe mediet dhe opinonisët cilat gjatë kësaj kohë kanë luajtur rol të madh të arrijmë në këtë moment”, ka thënë Limaj.