Flet gjyshi i të plagosurit

27 nëntor 2021 | 08:19

Stafi mjekësor në Spitalin e Pejës në orët vona të natës së mbrëmshme,  kanë përfunduar me sukses operacionin

e Filiant Turkaj, i cili ngeli i plagosur mbrëm në Gllogjan.

Gjyshi i Fliantit, Musli Turkaj ka thënë se ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë dhe çdo ditë udhëton nga fshati nga fshati Dubravë.

Ai duke i shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit të tyre, ka thënë se rasti ka ndodhur duke u kthyer në shtëpi.

“Ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë duke u kthyer ka ndodhur ngjarja. U shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që kanë humbur me të dashurit. Flianti ishte në operacion, sipas mjekësve operacioni është kryer me sukses, plumbin ia kanë heq që i ka mbet në këmbë, po ndihet mirë. Mjekët thanë se tash nuk ka problem”, tha ai, duke shtuar se mjekët i thanë se nuk është në gjendje të rënd dhe gjithçka do të bëhet mirë për nipin e tij.

Derisa thotë se nuk kanë diskutuar me nipin e tij pasi ai nuk ka qenë në gjendje të flas.

“Nuk e dinë tani veç organet i dinë këtu punë….ka qenë një vajzë skaj tij, po thonë që e ndjera….nuk kemi si me pas ne dyshime, si mund të kemi dyshime kur gjuhet në nxënës”, tha ai.

Ai thotë se linja e autobusit është nga Gjakova kalon nëpër fshatra të Deçanit dhe rikthehet në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë…