
Flet heroi i Kosovës, Arbër Zeneli
20 nëntor 2018
| 23:36
Lojtari kryesor i ndeshjes se sotme për Kosovën ishte Arbër Zeneli, i cili realizoi tre gola në fitore ndaj Azerbajxhanit (4-0).
Ai është i kënaqur që Kosova e siguroi kualifikimin në “play-off” të Ligës së Kombeve.
“Po ma ‘donë’ në Prishtinë. Falënderoj ekipin për topat e jashtëzakonshëm. Na shkoi shumë mirë. Luftuam shumë si ekip. Patëm gjithë vëmendjen për të fituar këtë ndeshje dhe jemi një nga katër ekipet në ‘play-off’”, ka thënë Arbër Zeneli.
/Epoka e re/