Flet ish-guvernatori i BQK-së që u kompensua nga gjykata
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ka folur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht kërkesën e tij për kompensim të dëmit të material dhe jomaterial për arrestimin e tij në vitin 2010 dhe mbajtjes në paraburgim.
Rexhepi ishte arrestuar nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit. Ai pas lirimit të tij kishte kërkuar nga shteti si dëmshpërblim mbi një milionë e 600 mijë euro. Shuma që është miratuar nga Gjykata Themelore për dëmin ndaj Rexhepit është 204 mijë euro.
“Para disa ditësh Gjykata Themelore ka vendosur për kërkesën time për kompenzimet e dëmeve, kjo pas arrestimit tim që është bërë në vitin 2011, pas nëntë viteve është vendosur për padinë time”.
“Presim si do të shkojnë gjërat sigurisht do të ketë ankesë nga pala tjetër edhe ne do të bëjmë një ankesë edhe në Gjykatën e Apelit. Shuma duket e madhe është 204 mijë euro, këtu është vetëm një pjesë e dëmit që më është shkaktuar apo të fitimit të humbur që rrjedh nga kontrata e punës që kam pasë me Bankën Qendrore”.
“Ndërsa ajo pjesa tjetër ka të bëjë me dëmet jo materiale dhimbjet shpirtërore, dëmtimi i karrierës, prishjes se reputacionit, imazhit publik. Në bazë të asaj si është proceduar lënda me avokatët e mi, ne kemi bërë një kërkesë ku diku e një milionë e 600 mijë euro duhet për të gjitha dëmet që më janë shkaktuar”.
Rexhepi në Klan Kosova ka deklaruar se arrestimi i tij ishte bërë në formë spektakolare dhe se ka ndikuar shumë tek ai.
“Arrestimi ka ndodhur në vitin 2010 ka qen një nga arrestimet me spektakolare që ka ndodhur deri sot në Kosovë. Ata e kishin përgatitur terrenin pati edhe një mbulesë mediale jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë. Kishte shumë policë kur më arrestuan. Të gjitha këto kanë ndikuar në karrierën time profesionale pasi nuk kam mundur asnjëherë të kthehem se si kam qenë dikur. Ka pasë një grumbull të akuza ndaj meje që nuk kam mundur ta imagjinojë”, ka thënë Rexhepi.