Flet “karremi” i zotit Gjici, Alma K. Ja ç’thotë:

17 qershor 2023 | 21:00

Media nga Shqipëria, Ora News, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Alma. K, vajzën e cila një ditë më parë doli në video intime me kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjicin.

Ajo tha se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu, vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjetër për të kryer filmime apo për ta shantazhuar Safet Gjicin.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesve të policisë apo SPAK, Alma nuk deshi t’u përgjigjej, por tha se ka angazhuar një juriste e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Po ashtu, nuk komentoi as videon e regjistruar, por nga biseda me të kuptohet se video ishte publikuar nga një person i tretë.

Sipas të dhënave të siguruar nga Ora News, e reja shpeshherë ka qenë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidente të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka përsëritur se është “krejtësisht…