Flet modelja që humbi virgjërinë me Cristiano Ronaldon

02 shkurt 2021 | 13:16

Raffaella Fico i rikthehet një historie të vjetër dashurie me Cristiano Ronaldon. Një lidhje që zgjati disa muaj dhe daton mbi dhjetë vjet më parë, kur portugezi ishte ende duke luajtur për Manchester United, ndërsa modelja po hidhte hapat e saj të parë në botën e spektaklit.

Raffaella bëri bujë asokohe, pasi zbuloi se kishte humbur virgjërinë me Cristiano Ronaldon.

Fico e siguroi “Tiki Taka-n” se CR7 kishte qenë gjithmonë një zotëri në sjellje gjatë asaj periudhe. “Ai ishte i sjellshëm, mu qep pas. Në atë kohë unë as nuk e dija se kush ishte, isha një vajzë 21-vjeçare. A do të më pëlqente të isha në vend të Georgina Rodriguez? Kurrë nuk e kam menduar, nuk është diçka që më magjeps”, është shprehur modelja.

Raffaella Fico kohët e fundit mbushi 33 vjeçe dhe njoftoi se ishte beqare. Lidhje e saj i fundit ishte me sipërmarrësin Giulio Fratini. Ajo ka një vajzë (Pia) nga historia e dashurisë me Mario Balotellin.

“Mu qep pas, ishte shumë...”/ Flet modelja që humbi

“Mu qep pas, ishte shumë...”/ Flet modelja që humbi

“Mu qep pas, ishte shumë...”/ Flet modelja që humbi

“Mu qep pas, ishte shumë...”/ Flet modelja që humbi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse viti 2020 ka qenë shkatërrimtar për arkat e…