Flet motra e DJ PM për raportin e Pajtimit me Sarën në “Big Brother VIP”
Në natën që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, DJ PM, shprehu pëlqim për blogeren shqiptare, Sarah Berisha.
Marrëdhënia mes dyshes po forcohet çdo ditë e më shumë, teksa të dy kanë pranuar se kanë përshtaten me njëri-tjetrin.
Në një lidhje direkte për ‘Fan Club’ foli edhe motra e Pajtimit (DJ PM), për marrëdhënien e këtyre të fundit, që sa vjen dhe po bëhet më interesante.
Ajo është tepër e lumtur për marrëdhënien mes dyshes dhe mes emocionesh u shpreh se Sara i pëlqen shumë dhe nëse ata ndjejnë diçka për njëri tjetrin do ta pranonte me shumë kënaqësi lidhjen mes tyre.
Ndër të tjera, ajo foli edhe për deklaratat e Pajtimit, i cili tha se do të lidhej me Sarën për lojë e më pas të shkojë si të shkojë marrëdhënia mes tyre.
“Sara më pëlqen shumë dhe nëse ata do donin që të kishin diçka pse jo. Më besoni ose jo Pajtimi po shpreh shumë sinqeritet është njësoj si në jetën reale. Nuk ka thënë që të bëjë një lojë me Sarën ose ta shfrytëzojë por në kuptimin për lojën momentale por jo të bëjë një lojë emocionesh që të shfrytëzojë Sarën për lojën brenda shtëpisë”, u shpreh Motra e Pajtimit.
A është Sarah në tipi e PM?, u pyet ajo.
“Të dy janë të rinj, janë në botën e njëjte pak a shumë, ndoshta mund të funksionojë një lidhje shumë e mirë”, tha ajo.
Moderatorja vazhdoi me pyetjen duke i thënë se |Çfarë duhet të bëjë Sara që të bëjë PM për vete?”
“Asgjë të jetë thjesht ajo që është dhe të mos imponohet jashtë asaj që është. Çfarëdo që i bën ata të ndihen mirë dhe të lumtur ne do përkrahim Pajtimin”, u përgjigj motra e DJ PM.