Flet njeriu në duart e të cilit ndërroi jetë Adem Demaçi
26 korrik 2018
| 22:01
Me lot në sy, por ka shumë falënderime për të gjithë ata që i qëndruan pranë Adem Demaçit, Xhelal Pakashtica njeriu që dhjetëra vite ishte shoqërues i Adem Demaçit, tregon se ai ndërroi jetë në duart e tij.
Pakashtica për “KosovaPress” ka shpjeguar se po këtë ditë, kur Demaçi ndërroi jetë, ata ishin bashkë për kafe në mesditë.
“Në orën 10 në 06:00 (17:50), pasdite ka ndërruar jetë. Unë isha afër, ju kam lut Zotit gjithmonë me qenë afër deri në frymën e fundit dhe lutja mu pranua”, ka thënë ai.
Ai e quajti baba të kombit dhe tregoi se gjendja e tij u keqësua rreth orës 17:00, e që ai ndërroi jetë në orën 17:50.