Flet Pal Lekaj pas ngritjes së aktakuzës
Pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion ka reaguar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke thënë se në asnjë rast dhe rrethanë nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Ai ka bërë me dije se do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës, për të përmbushur obligimet ndaj qytetarëve dhe vendit.
Megjithatë Lekaj ka paralajmëruar se është i gatshëm që të respektojë epilogun e organeve të drejtësisë.
“Po lexoj në media që organet e drejtësisë paskan ngritur një aktakuzë për një çështje të para 10 viteve. Krejt çka mund të them tani për tani është se në asnjë rast e rrethanë nuk kam vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin dhe në ndihmë për qytetarët e shumtë që kanë përfituar nga subvencionet të cilat i ka shpërndarë komuna e Gjakovës. Ashtu siç kam qenë do të vazhdoj të jem në krye të detyrës, për të përmbushur obligimet tona ndaj qytetarëve dhe vendit tonë. Cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë jam i gatshëm ta respektoj. Por nuk do të ndalemi në punën tonë, pa marrë parasysh tendencës së presionit”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/