Flet pas lëndimit kapiteni i Gjilanit
11 mars 2019
| 18:03
Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Feronikelit.
Ai ka falënderuar të gjithë atë që janë kujdesuar për shëndetin e tij dhe beson se me ndihmën e Allahut do të rikthehet shumë shpejtë.
“Miq dhe dashamir, faleminderit të gjithëve që u interesuat për gjendjen time, në pamundësi për të ju përgjigjur të gjithëve, dua të sqaroj se pas një dueli në fushë në takimin kundër Feronikelit, kam pësuar frakturë (thyerje) në klavikul. Është një sfidë që me ndihmën e Allahut dhe me mbështetjen e juaj do ta kaloj. Faleminderit edhe një herë të gjithëve që shprehet interesimin për gjendjen time”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.
/Epoka e re/