Flet për herë të parë Muriqi pas largimit: Vendimi s’ishte aspak i drejtë, llafet që qarkullojnë s’janë të vërteta
Pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arjanet Muriq nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Është deklaruar vetë portieri i kombëtares, Arjanet Muriq.
Ai ka thënë për “Klan Kosovën” se vendimi i marrë nuk ishte aspak i drejtë dhe fjalët që po qarkullojnë nuk janë të vërteta.
“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, ka thënë Muriq.
Nga burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë me dije për “Klan Kosovëen”, se arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja është qëndrimi i vonë në klube të natës.
Sipas burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që ata veprojnë kështu.
Më herët gjatë ditës, FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët ka përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.
Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.