Flet për herë të parë presidenti i Afganistanit: Isha i detyruar të largohesha
Largimi i trupave amerikane nga Afganistani ka bërë që pushtetin ta marrin forcat talibane.
Kjo i ka detyruar mijëra qytetarë të largoheshin nga vendbanimet e tyre.
E bashkë me ata u largua edhe presidenti i dorëhequr Ashraf Gani.
Ai ka folur për herë të parë që prej se u largua nga Kabuli.
Gani në adresimin e tij tha se ishte i detyruar të largohej nga ekipi i tij i sigurisë sepse kishte gjasa të mëdha që ai të kapej dhe të vritej nga forcat talibane.
Ish-pari i shtetit afgan theksoi se kur forcat e talibanëve mbërritën në Pallatin Presidencial filluan të kërkonin në dhoma.
Ai mohoi pretendimet se i kishte vjedhur 169 milionë dollarë kur ishte nisur për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ashraf Gani tha se atij nuk i lejohej as t’i hiqte sandalet dhe t’i vishte këpucët.
Ai tha se kjo ishte për shkak të shpejtësisë me të cilën talebanët po përparonin dhe situata në vend po përkeqësohej, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.