Flet personi që e vodhi semaforin në pikë të ditës në Mitrovicë

27 shkurt 2021 | 20:50

Një qytetar ditë më parë mori një semafor në qendër të Mitrovicës.

Ani pse u fotografua me mjetin sinjalizues në shpinë atë e la qindra metra më tutje, e që pastaj u gjet nga punëtorët e pastrimit, njofton Klan Kosova.

Burri që nga të tjerët njihet si person me probleme mendore, mohon se këtë e bëri me vetëdije të plotë.

Katër ditë pas aktit, ky arsyetohet se nuk ka të kaluar problematike.

Por policia në Rajonin e Mitrovicës thotë ndryshe, pasi ky person është ndaluar por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk është inicuar rast.

Ndërsa nga komuna tregojnë se sinjalizuesi ka pasur disa probleme e që për të është njoftuar edhe kompania përgjegjëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, Duda Valje, ka postuar…