Flet polici malazez që rrahu Petraq Milon

24 shkurt 2023 | 08:26

Polici kufitar Dragan Shqekiq, i cili po akuzohet se ka rrahur profesorin shqiptar Petraq Milo, tha dje në seancë se i vjen keq për incidentin e ndodhur në mes të janarit, duke shpjeguar se “plasi filmi” atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë shtetasit shqiptar.

Ai dhe kolegu i tij Nikola Boljeviq janë marrë në pyetje për keqtrajtim të profesorit Milo, shtetasit shqiptar në kufirin me Shqipërinë.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, Shqekiq dhe kolegu i tij Nikola Boljević janë liruar pas dëgjimit në prokurorinë e Ulqinit për t’u mbrojtur në vijimësi të procedures, përcjell portal rtv21.tv.

Gjatë marrjes në pyetje të Shqekiqit dhe Boljeviqit në ZPZh-në e Ulqinit, dhjetëra kolegë u mblodhën para atij objekti në shenjë mbështetjeje.

Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore – Ministria e Punëve të Brendshme, dhe procedura është në vazhdim.

MPB-ja  është përgjigjur se gjatë procedurës së kontrollit të brendshëm inspektorët kanë marrë dokumentacionin zyrtar lidhur me këtë rast.

“Është përjashtuar video-materiali i regjistruar nga video-survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriçani dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar pritet një deklaratë për ngjarjen. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largim nga shtëpia, ndarje me familje e biseda të vështira…