Flet pronari i kafenesë në Prizren: 18 policë na u futën në lokal, na rrahën në sy të fëmijëve
Dhunë, arrestime me forcë e bërtima ka pasur dje në një lokal në qendër të Prizrenit.
Në disa video të publikuara në media shihet se policë të njësisë speciale e kanë arrestuar me forcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij, ndërsa gjatë arrestimit është përdorur edhe dhunë.
Pronari i lokalit ka treguar se si ka ardhur deri te ngjarja. Ai ka thënë se ka qenë duke punuar jashtë lokalit dhe e ka pasur maskën, por nuk e ka pasur të vendosur për shkak se ishte duke pastruar, shkruan Reporteri.
“Unë kam qenë duke punuar jashtë lokalit duke pastruar, e kam pasur maskën por nuk e kam pasur të ngjitne për shkak të pluhurit. Erdhi polici Sami Hoti dhe tha ku e ki maskën, i thashë në xhep, më tha duhet më të gjobitë. I thashë nuk ka problem, por unë jam duke punuar, duke pastruar. I kam pasë edhe dorëzat në duar e të gjitha. Me çfarë qëllimi ka ardhë polici me tendencë te lokali nuk e di, kisha kërkuar nga institucionet që të marrin masa”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se prezent në momentin e arrestimit ka pasur edhe fëmijë derisa ka thënë se në lokalin e tij janë futur 18 policë.
https://www.facebook.com/830604183647002/videos/2546581495603464/