Flet vajza e Bajram Kelmendit: Falënderoj policinë e Kosovës, hajnat u zunë brenda 5 minutave
Policia e Kosovës, i zuri në flagrancë hajdutët të cilët mbrëmë kishin hyrë për të plaqkitur shtëpinë e ish-avokatit të vrarë nga forcat serbe, Bajram Kelmendi.
Vajza e tij, avokatja Kosovare Kelmendi, ka deklaruar se i falenderon policinë për intervenimin e shpejtë dhe kapjen në flagrancë të hajdutëve që kishin hyrë në shtëpinë e familjes Kelmendi.
“Vetëm kaq mund te prononcohem se e falenderojmë policinë e Kosovës për profesionalizmin e jashtëzakoshëm dhe efikasitetin që kanë treguar në këtë rast, duke ju përgjigjur thirrjes sime dhe duke reguar në kohë rekord prej pesë minuta për ti kapur në flagrancë -mbrenda në shtëpi kryesit e veprës. Me respekt të veçantë”, tha për Indeksonline Kelmendi.
Avokati Bajram Kelmendi, u vra bashkë me dy djemtë e tij nga forcat serbe 25 vjet më parë